Planet bërthamore të Rusisë, Hide: Kërcënim për vendet anëtare të NATO-s

schedule20:33 - 27 Mars, 2023

schedule 20:33 - 27 Mars, 2023

TIRANË- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se po planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje. Ai kërkon që kontrollin i tyre do jetë në “duart” e Moskës. Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, tha në “Lufta dhe Paqja” thotë se ky jap i Rusisë është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vendeve anëtare të NATO-s.

“Është një hap më tej në strategjinë e Rusisë. Kemi të bëjmë më zgjerimin e gjeografisë të aktit të agresionit. Kemi të bëjmë me një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj vendeve të NATO dhe kam fjalën këtu edhe për vendin tonë, që ndodhet  larg rrezeve të veprimeve. Rusia po hyn në fazën që nuk ishte parashikuar në fillim”, tha ai.

Ai thotë se Rusia me këto veprime ka hedhur në kosh rregullin e të drejtës ndërkombëtare.

“Kjo ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ata e kanë marrë dhe e kanë hedhur në kosh të drejtën ndërkombëtare. Kina ka dalë kundër veprimeve të Rusisë, ndërsa tenton të vendosë disa limite. Armët bërthamore taktike nuk e ndryshojnë dot fushë-betejën dhe rezultatin e një lufte. Ata kanë një rreze të caktuar.  Është një rrezik shtesë”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!