Gazeta gjermane “Bild”: Plot gjashtë lojtarë të Bayern Munich ishin kundër Nagelsmann

schedule15:57 - 27 Mars, 2023

schedule 15:57 - 27 Mars, 2023

Julian Nagelsmann është shkarkuar pak ditë më parë nga posti i trajnerit te Bayern Munich.

Tekniku gjerman u zëvendësua nga Thomas Tuchel, i cili tashmë  ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me kampionin në fuqi të Gjermanisë. Gazeta e madhe gjermane “Sport Bild” ka zbuluar edhe arsyen pse quan deri në shkarkimin e Julian Nagelsmann nga bordi drejtues i Bayernit.

Ishin plot gjashtë futbollistë që kanë qenë kundër trajnerit Nagelsmann dhe “Bild” ka zbuluar emrat e tyre. Fjala është për dy portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich të cilët kishin një llogari të hapur kundër Nagelsmann prej momentit kur ky i fundit këmbënguli për të hequr trajnerin e portierëve Tapalovic.

Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë si Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Joao Cancelo. Përshtypje bën lojtari portugez që iu bashkua Bayern Munich në orët e fundit të merkatos së janarit, mirëpo menjëherë zgjodhi të pozicionohej kundër Nagelsmann, edhe për shkak se gjermani e uli në stol.

Nga ana tjetër, Thomas Muller sipas “Bild” nuk kishte asnjë përplasje me Nagelsmann dhe ishte pro teknikut 35-vjeçar. Pro tij ishin edhe dy mesfushorët Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, por duket se drejtuesit e klubit kanë reaguar më shpejtë për të shkarkuar Nagelsmann në mënyrë që mos ta humbasin titullin në Bundesliga./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!