Xhudisti Indrit Çullhaj ka arritur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Sporti kuqezi është shpallur kampion në xhudo për peshën deri në 73 kilogramë. 26-vjeçari arriti që të mundë të gjithë kundërshtarët e tij me “ippon”, duke ngritur lart flamurin në kampionatin që po zhvillohet në Itali.
Çullhaj po kalon një moment mjaft të mirë dhe tashmë objektivi i tij do të jetë që të arrijë një tjetër medalje të artë në grand slamin e Stambollit, që është i vlefshëm dhe për Lojërat Olimpike të Parisit në 2024. /i.m /abcnews.al