Kosova i ka nisur kualifikueset e “Euro 2024” me një barazim.
Dardanët kanë barazuar 1-1 në transfertë kundër Izraelit në ndeshjen e parë të Grupit I.
Kosova zhbllokoi sfidën falë një autogoli të Dasa në minutën e 36′.
Në të dytën Rashica dyfshoi shifrat por sistemi VAR i hoqi golin anësorit.
Ndërkohë, Peretz 56′ barazoi për vendasit duke i hequr mundësinë e 3 pikëve Kosovës.
Në ndeshjen e radhës, Kosova pret më 28 mars Andorran në “Fadil Vokrri”. /G.D abcnews.al/