Mogherini do të mbledhe të hënën në Bruksel kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

schedule16:29 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 16:29 - 15 Dhjetor, 2017

Liderja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të mbledhe të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një mbrëmje pune jozyrtare në Bruksel.
Këtë ftesë ajo e ka bërë publike përmes një komunikate për shtyp. Në të thuhet, se në takimin e tretë të këtij lloji të këtij viti, përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe kryeministrat e Ballkanit do të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë unike që ofron viti 2018 për përparimin e vendeve të tajonit në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Federica Mogherini kujton se Bashkimi Evropian është i vendosur për forcimin e angazhimit të Bashkimit Europian, për të siguruar, që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm, në mënyrë që ta bëjnë të pakthyeshëm përparimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Pas një darke të përbashkët, shefja e BE per politiken e jashtme Federika Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra me secilin kryeministër./abcnews.al