Shqipëria
Pjesa e parë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin Shqiptar dominim të kthjellimeve. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë
kalime të pakta e të përkohëshme të vranësirave në zonat malore dhe në qytete e zonës së ulët, ku më të dukshme vranësirat do jenë në shtrirjen Lindore, por nuk do
të gjenerojnë reshje.
Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Paraditja në Kosovë parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Perëndimore dhe
Jugore.
Ndërsa orët e pasdites do të shfaqin vranësirat e lehta në të gjithë territorin e Kosovës, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore të vendit.
Maqedonia e Veriut
Prej disa ditësh Maqedonia e Veriut ndodhet nën dominimin e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë. Po ashtu edhe të shtunë do të vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese
në pjesën e parë të ditës në një pjesë të mirë të territorit të Maqedonisë.
Ndrësa orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin në MV kalime të pakta të vranësirave.
Rajoni dhe Europa
Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme të dominojnë në Europën Jugore duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme
kthjellimet paraqiten në brigjet e Egjeut.
Gjithashtu dhe vendet Nordike do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Ndërsa Britania e Madhe dhe Qëndra e kontinentit parashikohet të jenë me vranësira të shpesha të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi.
Lindja e kontinentit mbeten me vranësira të shumta dhe reshje dëbore.