Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një deklarate për mediat, akuzoi SHBA e në mënyrë të veçantë ambasadën amerikane në Moskë, se ndërhyjnë rregullisht në zgjedhjet ruse.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhyjnë rregullisht në zgjedhjet ruse dhe ambasada amerikane në Moskë në mënyrë të veçantë”.
Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për mediat në vend. Lavrov shtoi se presidenti Vladimir Putin në shumë raste ka dhënë shembuj konkretë për sa i përket kësaj çështjeje përfshirë dhe pjesëmarrjen e diplomatëve amerikanë në manifestimet e partive të opozitës. Rusia sipas tij nuk ka ndërmend që të veprojë në këtë mënyrë qoftë për arsye morale ashtu dhe për ato pragmatike. Ministri i Jashtëm rus deklaroi se Moska nuk beson se do të përfitojë diçka duke parë vende të mëdha që zhyten në humnerat e revolucioneve të brendshme./abcnews.al