Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si do të hyjë në zgjedhje Partia Demokratike? Alibeaj flet pas mbledhjes me grupin parlamentar

schedule18:36 - 24 Mars, 2023

schedule 18:36 - 24 Mars, 2023

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se ditën e nesërme, do të merret vendimi dhe do të bëhet e ditur sesi do të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo forcë politike.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se nuk merr vendime individuale dhe shtoi se nesër do të zyrtarizohet vendimi i Kryesisë grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.

“Ishte mbledhja e Kryesisë, më pas ishte dhe mbledhja e grupit parlamentar. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, për arsye të thjeshtë, zhvillohen mbledhje të disa prej struktruave kryesore të PD-së, sepse çështja e zgjedhjeve është një çështje që ka impakt publik, ka një rëndësi të madhe për të gjithë demokratët. Diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Derisa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot. Zyrtarisht do të jetë nesër, duroni.



E kam aq maturi, përgjegjësi politike që të mos marr vendime individuale. Nesër do t’i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do jetë vendim që do përbëhet nga vendimi i Kryesisë, grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve. Nesër formalizohet”, theksoi Alibeaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!