Rrëfehet djali i Guljelm Radojës: Mbaja mend që 6-vjeç dramën përmendësh, pse babi nuk deshi që të bëhesha aktor

schedule11:56 - 24 Mars, 2023

schedule 11:56 - 24 Mars, 2023

Djali i aktorit të ndjerë, Guljelm Radoja, Red Radoja, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Pa harruar profesionin e tij si pianist, ai ka folur dhe për rolet e vogla që ka pasur në kinematografi, duke kujtuar momentet e bukura me të atin.

Redi theksoi se babai nuk donte që ai të merrej me aktrim, ndërsa nëna violiniste, e shtyu drejt muzikës. Ai madje ka kujtuar me nostalgji edhe disa momente nga sheshxhirimet.

 

“Është një rol episodik te filmi ‘Asgjë nuk harrohet’ dhe një rol tepër i vogël, figurant te filmi për fëmijë “Mondi dhe Diana”.

Im at pothuajse ja delegonte çdo gjë time mëje, edhe për këto filma ka qenë ajo që ka këmbënguluar, ai nuk ka dashur. Nuk i pëlqente disa aspekte shoqërore të asaj gjendje që krijohej në grupet e xhirimit të Kinostudios asaj kohe. Edhe kjo e ka bërë që siç më ka thënë edhe vetë të më shtynte drejt asaj rruge, kurse ime më po.

Nuk e kam peng që nuk jam marrë me aktrimin, them që do kisha qenë më komod pas kamerave se para kamerave.

Mbaj mend në Teatër në moshën 6 vjeç, nga që unë fëmijë i kisha flokët shumë kaçurrela dhe luhesh një dramë në qytetin e Durrësit “Netë Tragjike Amerikane” dhe kisha një rol. Më kishin trukuar në një mënyrë të tillë që isha si zezak dhe mbaj mend që në ato kuintat, kolegët e babit më ngacmonin. Më kujtohet diçka që kisha një kujtesë shumë të fortë kur isha i vogël. Mbaj mend që vinin më pyesnin mua kur i harronin, e mbaja mend komplet atë dramën. Mbase kjo më ka ndihmuar se në piano duhet të mbajmë mend përmendësh shumë nota.

E kujtoj shumë mirë dhe kur kam marrë pjesë te filmi “Balada e Kurbinit”. Ajo që nuk më ka pëlqyer është se ka qenë si metodë pune asaj kohe është që kur bëhesh dublimi nuk më kanë thirrur dhe nuk jam me zërin tim. Mendoj dhe kur shoh ndonjëherë filma në fillimet e veta, si Timo Flloko apo aktorë të tjerë, kur e dëgjon më vonë zërin e tij, thua pse”, u shpreh Radoja./abcnews.al