LIBRAZHD- Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht në Librazhd. Abc News mëson së gruaja është goditur me sende të forta, ndërsa ka marrë plagë të shumta në gjymtyrë.
Shtetasja Viturie Muçaku nga Xhyra është dërguar në urgjencë, spitalin Librazhd për mjekim. Policia po heton shkaqet e incidentit, ndërsa shkak dyshohet se konflikti ka lindur për ujin e pijshëm.
Personi që e ka goditur është shtetasi Agim Facja./abcnews.al