Rama “hap dyert” për britanikët: Të vijnë në Shqipëri nëse i pushton Rusia, i mbrojmë nga Putin e Braverman

schedule08:20 - 24 Mars, 2023

schedule 08:20 - 24 Mars, 2023

Kryeministri i Shqipërisë prej ditës së djeshme ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë dy-ditore.

Pjesë e agjendës së tij ishte dhe një bashkëbisedim në Chatham House, e cila njihet si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër.

Kryeministri shqiptar në retorikën e tij ironizuese ndaj përqajes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptare, i cila ka qenë një nga çështjet kryesore në takimin e tij me homologun Rishi Sunak.

Për një moment Rama përfytyroi sikur rolet u këmbyen dhe ajo çfarë ai tha shkaktoi të qeshura në sallë.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”, u shpreh kryeministri shqiptar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!