Mbizotërim i kthjellimeve gjatë ditës, por jo në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

schedule07:15 - 24 Mars, 2023

schedule 07:15 - 24 Mars, 2023

Shqipëria

Deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ndërsa në

zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Por pasditja dhe mbrëmja pritet të shfaqin vranësirat e pakta në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të fokusuara ato do të jenë në përgjatë kufirit Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e Kosovës, duke berë që intervalet e gjata me kthjellime të dominojnë në pjesën e parë të ditës në

pothuajse të gjithë vendin.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim parashikohet që vranësirat e pakta të shafqen në të gjithë Kosovën, por nuk pritet të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi ballkanin perëndimor do të diktoj kushtet e motit në të gjithë MV, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese gjatë

orëve të para të ditës.

Ndërsa vranësirat e lehta dhe kalimtare do të bëhen përkohësisht të dukshme në Maqedoni, duke filluar nga orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i përkohëshëm i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet e motit në një pjesë të mirë të kontinentit, ku Skandinavia dhe Lindja e Europës do të jenë në dominimin e

vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëborës.

Gjithashtu Britania e Madhe dhe Qëndra e kontinentit paraqiten me vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Ndërsa nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pritet të jetë Pellgu i Mesdheut, ku do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!