Pas aludimeve të shumta se 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo do të “dorëhiqej” nga Kombëtarja portugez, pas atij eleminimi nga maroku në çerek-finalet e Botërorit të Katarit, tashmë me caktimin e trajenir të ri, Roberto Martinez, “luzianit” e ka riafirmuar dëshirën e tij për të vazhduar të luajë me ekipin kombëtar.
“Roli im në ekipin kombëtar, në 10-15 vitet e fundit, ka qenë gjithmonë i njëjtë. Nëse më duan, do të jem gjithmonë aty. Motivimi im është i paprekur, vit pas viti, është njësoj si hera e parë”,-tha Ronaldo në një intervistë të dhënë pas marrjes së ftesës nga përfaqësuesja e vendit të tij.
Më tej i pyetur nëse ka menduar ndonjëherë largimin nga Kombëtarja, Ronaldo e pohoi që e kishte bërë diçka të tillë.
“A kam menduar të largohem nga kombëtarja? Nuk do të gënjej. Në jetën tonë duhet të vëmë në dyshim gjithçka. Menduam, reflektuam, unë dhe familja ime, por më pas arritëm në përfundimin se pavarësisht vështirësive, nuk mund të largohesha”,- tha në fjalën e tij, 5 herë fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al