Aksioni simbolik/ PSD “pikturon” mbi makinën e kryeparlamentarit Konjufca

schedule15:11 - 23 Mars, 2023

schedule 15:11 - 23 Mars, 2023

Partia Socialdemokrate (PSD) nëpërmes një aksioni simbolik të enjten ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për qëndrimet e tij politike.

Anëtarët e këtij subjekti politik jo paralamentar, në njërën nga veturat zyrtare të kryetarit të Kuvendit kanë shkruar “Edhe ksi, edhe asi”, duke nënkuptuar paqartësinë e veprimeve politike të kryarlamentarit.

“Ky është Glauku i shpërfytyruar”. Edhe ksi edhe asi: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!