Lezhë, e pamundur të lëvizesh me makinë

schedule15:45 - 6 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 6 Gusht, 2019

Jo vetëm në hyrje dhe në daljet nga qyteti i Lezhës por edhe në brendësi të tij lëvizja me makinë është e pamundur. Mijëra makina në ditë gjatë këtij sezoni nuk arrijnë qarkullojnë normal gjatë gjithë ditës. Trafiku dhe radhët rrinë me orë të tëra.

Tentoni rrugët dytësore apo hyrjen në këmbë në qytetin e Lezhës.

Trafiku mund t’iu bëjë të pendoheni që keni zgjedhur makinën për të lëvizur.

Rruga jashtë standardeve për të përballuar një fluks kaq të madh automjetesh që hynë e dalin çdo ditë është shkaku kryesor.

Por edhe rritja e përdoruesve të tyre edhe brenda qytetit.

Kjo problematike reflektohet edhe në hyrje të qytetit, në kryqëzimin me superstradën. Radhët shkojnë me kilometra dhe trafiku rëndohet.

Drejtuesit e mjeteve e dinë  që ky do të jetë rituali i kësaj vere që sigurisht ka edhe vëmendjen e të huajve që bllokohen në rrugë.

Më shumë se shtatë mijë automjete qarkullojnë në qytetin e Lezhës gjatë një ditë vere. Kurse ky fluks në dimër nuk i kalon 300 makina.

I gjithë qyteti ka vetëm 3 rrugë kryesore në total 7 km rrugë për të përbluar të gjithë këtë kaos./ABC News Albania 24/7