Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Moska mëngjesin e sotëm pas një udhëtimi dy-ditor në Rusi, i fokusuar në forcimin e lidhjeve me homologun e tij Vladimir Putin.
Xi u nis nga aeroporti Vnukovo i Moskës, ndërsa u përcoll nga zyrtarë të lartë të Rusisë.
Despedida histórica entre Vladimir Putin y Xi Jinping.
Xi: Ahora hay cambios que no han ocurrido en 100 años. Y juntos estamos moviendo estos cambios.
Putin: Estoy de acuerdo.
Xi: Por favor, cuídate, querido amigo.
Putin: ¡Que tengas un buen viaje!
Ya han ganado. Y lo saben. pic.twitter.com/Y5WYcf6ZJA
— Liu Sivaya (@liusivaya) March 22, 2023
Gjatë vizitës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping të martën përshëndetën hyrjen në një “epokë të re” të marrëdhënieve të tyre të veçanta përballë Perëndimit, me presidentin rus që mbështet planin kinez për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. ndërsa akuzoi Kievin se e refuzoi atë.
Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Xi mezi përmendi konfliktin në Ukrainë dhe tha të martën se Kina po mban një “pozicion të paanshëm”.
Nuk ka pasur shenja se përpjekjet e Xi për të luajtur rolin e paqebërësit kanë dhënë fryte, por ai gjithashtu nuk ka bërë asnjë ofertë për të mbështetur drejtpërdrejt luftën e Putinit në Ukrainë.
Megjithatë, ndërsa Xi u largua nga takimi i tyre, ai i tha Putinit: “Ndryshimet që po ndodhin tani që nuk kanë ndodhur në 100 vjet.
“Jam dakord,” deklaroi Putin dhe Xi u përgjigj: “Të lutem kujdesu për veten mik i dashur”.
Duke komentuar takimin Xi-Putin, Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Pekinit që të bëjë presion ndaj Rusisë që të tërhiqet nga territori i Ukrainës për t’i dhënë fund konfliktit më të madh të Europës që nga Lufta e Dytë Botërore.
/abcnews.al