Marrëdhëniet me Serbinë? Kandidati për president i Malit të Zi: Duhet bashkëpunim në rajon

schedule16:42 - 21 Mars, 2023

schedule 16:42 - 21 Mars, 2023

Kandidati për president në Malin e Zi, Jakov Milatoviç thotë se është për bashkëpunim me të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e ABC News, Linda Karadaku, Milatoviç u shpreh se nuk mund të ketë integrim në BE, pa pasur bashkëpunim, kryesisht në ekonomi.

Sipas Milatoviçit, shtetet në rajon duhet të ndërlidhen më mirë, në mënyrë që të përmirësohet edhe jeta e qytetarëve.

Pyetje: Njerëzit thonë se ti i advokon marrëdhëniet me Serbinë, a është e vertetë?

Jakov Milatoviç: I përkrah marrëdhëniet e ngushta me të gjithë në rajon. Mendoj se rajoni në aspektin e integrimit ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe çelësi i integrimit tonë europian. Përpara se të hyja në politikën malazeze, isha për disa vite ekonomist dhe punoja për bankën Europiane të Ndërtimit dhe Zhvillimit, duke mbikëqyrur disa shtete të rajonit. Gjithmonë u kujtoj njerëzve në Mal të Zi se ideja e Bashkimit Europian është bazuar në integrimin ekonomik rajonal. Kështu që ne në rajon kur flasim për integrim europian, duhet gjithashtu të punojmë paralelisht për t’u ndërlidhur me mirë me njëri-tjetrin, sepse është e palogjikshme që vetëm kjo pjesë e Europës ka gjithë këta kufij që rrit shpenzimet e lëvizjeve mes njerëzve, të mirave materiale, shërbimeve. Kështu që po, jam në favor të integrimit ekonomik rajonal që është për të përmirësuar jetët e qytetarëve dhe ekonominë e rajonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!