“Njeriu njihet me jetën nëpërmjet nanës”, piktori shqiptar: Pa gruan nuk jetohet

schedule11:25 - 21 Mars, 2023

schedule 11:25 - 21 Mars, 2023

Piktori i njohur, Naxhi Bakalli ka deklaruar në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News që njeriu njihet me jetën nëpërmjet nënës. Ai ka theksuar se ajo është pjella dhe më të rriten disa nocione në sfera të ndryshme të jetës.

Sipas Bakallit, jeta është e vështirë, por në një bashkësi me të kundërtën e vetë njeriu, që është gruaja, mund të ndërtojë diçka.

“Është fat se njeriu njihet me jetën nëpërmjet nanës. Është ajo pjella e vetë dhe me të rriten disa nocione dora-dorës që teorikisht trajtohen në sferat më të larta të shkollimit ose të eksperiencave të ndryshme. Po nuk ka gjë më të vërtetë sesa të pohosh se të qënit pas femrës, nënës që të lindi.

Jeta është e vështirë, por në një bashkësi me të kundërtën e vetë njeriu, që është gruaja, është femra, mund të ndërtojë diçka. Mos të krijojë iluzione, por të mbaj parasysh që me këtë bashkësi, mund të jetohet si duhet, pa këtë bashkësi nuk jetohet. Jetohet plotësisht me veten, me egon dhe ajo është mëkat”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!