Dendias: Shqipëria një mike e afërt, shpresoj së shpejti pjesë e familjes europiane

schedule11:02 - 21 Mars, 2023

schedule 11:02 - 21 Mars, 2023

I pranishëm në çeljen e ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Greqi, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh se zgjedhja e Zapion Megaron për ekspozitën mbart një simbolikë shumë të fortë dhe e qartë.

“Zgjedhja e Zapion Megaron për ekspozitën mbart një simbolikë shumë të fortë dhe e qartë. Ky është pikërisht vendi ku në vitin 1979 u nënshkrua Traktati i Anëtarësimit në atë që ishte Komuniteti Ekonomik Europian asokohe. Isha një student shumë i ri i Universitetit të Athinës, që ndodhet diku atje, përtej kolonave, që shihja Georgios Ralis dhe Konstantinos Karamanlis që hidhnin firmën pikërisht këtu.

Kështu, ky është pasqyrim i mënyrës si e shohim Shqipërinë, një fqinjë, një mike të afërt dhe, më lejoni ta them, shpresoj, së shpejti, si pjesë e familjes sonë të përbashkët europiane.” u shpreh Dendias./abcnews.al