Nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga aksidenti rrugor, ndërron jetë luftëtari i MMA-së

schedule10:55 - 21 Mars, 2023

schedule 10:55 - 21 Mars, 2023

Luftëtari i MMA-së, Iuri Lapicus, ka ndërruar jetë të hënën në Itali për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga një aksident me motor javën e kaluar.

Sipas “Milan Today”, 27-vjeçari kreu një aksident të premten me motor duke u përplasur me një makinë tjetër në veriperëndim të Milanos dhe u desh të transpotohej me helikopter në një spital. Sipas raportimeve, Lapicus ishte në koma deri të hënën.

Iuri Lapicus ishte banor i Italisë me origjinë moldave dhe ishte ndeshur në vitin 2021 ndaj Eddie Alvarez, ish-kampioni i peshave të lehta të UFC-së. Lapicus filloi artet marciale profesionale në vitin 2019, duke fituar 14 ndeshjet e tij të para radhazi. 27-vjeçari bëri paraqitjen e tij të fundit në tetëkëndësh më 26 gusht 2022 kundër Zebaztian Kadestam, por humbi luftën e tij të fundit me nokaut në raundin e parë./ h.ll/abcnews.al