Në ditën e dytë të vizitës në Moskë, Shtetet e Bashkuara i kërkuan sërish presidentit kinez Xi Jinping që të ushtrojë presion ndaj Vladimir Putin për të ndalur krimet e luftës Rusia po kryen gjatë luftimeve në Ukrainë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i bëri thirrje Xi që t’i kërkojë homologut rus të tërheqë trupat nga Ukraina sepse sipas tij një armëpushim nuk do të mjaftonte.
Megjithatë, zyrtari i lartë amerikanë ngriti shqetësimin se Kina mund të përsërisë thirrjet për një armëpushim që i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës.
Kina publikoi planin e saj për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, i cili përfshin ndërprerjen e armiqësive dhe rifillimin e bisedimeve të paqes. Në ditën e parë të takimit edhe presidenti Putin ra dakord që ta diskutojë këtë plan me 12 pika.
/abcnews.al