Nuk ka qetësi në Vlorë. Si mos mjafonin shishet në fushë ndaj lojtarëve të Dinamos, pas humbjes 0-1 të Flamurtarit ku ndeshja u vendos falë një penalltie, tashmë tifozët vendas të pakënaqur nga arbitrimi, pas ndeshjes ata kanë rrethuar stadiumin.
Në videot e siguruara nga ABC News, tifozët kanë bllokuar daljen nga stadiumi, ndërsa forcat të shumta të policisë janë shtuar në përpjekje për të larguar turmën. /G.D abcnews.al/