Gjen dashurinë në moshën 92 vjeçare, manjati amerikan do të martohet për herë të pestë

schedule18:16 - 20 Mars, 2023

schedule 18:16 - 20 Mars, 2023

Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, një ish-kapelane policie.

Murdoch, 92 vjeç dhe Smith, 66 vjeçe, u takuan në shtator në një ngjarje në Kaliforni.

Biznesmeni i tha New York Post, në një nga intervistat e tij: Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit. Uroj të jetë. Jam i lumtur.”

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar.

Murdoch shtoi se ai i propozoi Smith në ditën e Shën Patrikut, duke vënë në dukje se ai ishte kishte prejardhje nga Irlanda dhe kishte qenë “shumë nervoz”.

Bashkëshorti i ndjerë i Smith ishte Chester Smith, një këngëtar i kantri dhe ekzekutiv i radios dhe televizionit.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar,” tha ajo për New York Post.

“Unë jam një e ve prej 14 viteve. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen. Kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje.”

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: Ne të dy po presim me padurim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku.

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetarja me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësja me origjinë kineze Wendi Deng. /abcnews.al