Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024 ku pritshmëritë janë të mëdha.
Si rrallë herë, kombëtarja po stërvitet në Tiranë dhe jo në Durrës ku ishte zhvendosur prej kohës.
Gazetari i ABC News Nertan Prifti na sjell të rejat më të fundit rreth kombëtares.
Sot si dita e parë, lojtarët do të kryejnë një seance të lehtë stërvitore.
Silvinjo do të ketë mundësi t’i njohë nga afër lojtarët, ndërsa pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues ndaj Polonisë ashtu sic ka qënë dhe vetë si lojtar.
Silvinjo ndihet pak i shqetësuar për portën teksa si Berisha dhe Stakosha këtë sezon kanë ngrohur stolin respektivisht me Torinon dhe Brentford. Megjithatë trajneri ka besim falë eksperiencës të Berishës.
Ndërkohë, gazetari i njohur i Sportit i Egi Duro është i befasuar nga Silvinjo i cili la jashtë e Endri Cekiçin dhe Odise Roshi. /G.D abcnews.al/
Pamje nga seanca stërvitore nga Kombëtares shqiptare: