Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mndërmjet dy vendeve.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE, Peter Stano përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the ?? facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch ? live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023
Pas më shumë se 10 orësh, Kurti dhe Vuçiç kanë mbaruar diskutimet dhe pritet që Përfaqësuersi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell të dalë në një konferencë për mediat.
Të dy liderët, fillimisht kanë pasur takime të ndara me Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Më pas, ata kanë vijuar me takimin trepalësh, i cili zgjati disa orë. Mësohet se zgjatja e bisedimeve, ishte për shkak të Ascioacionit, që duket se po e mban ‘peng’ marrëveshjen.
Vuçiç kërkoi formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë./abcnews.al