Gazetari i BBC-së, Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment lidhur me opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.
“Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur marrëveshjen. Prandaj, ka shumë hapa nga tani deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tani.
Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?”, ka shkruar De Launey në profilin e tij në Twitter.
Në një postim tjetër, gazetari ka ironizuar duke vënë bast 10 euro se nuk do të kishte marrëveshje sot.
“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje”, ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe./abcnews.al
I’m betting that today’s much-trumpeted meeting between the leaders of Serbia and Kosovo won’t result in a deal. EU envoy Lajčak seems optimistic, US envoy Escobar less so. What do you reckon? pic.twitter.com/K05d5GBas0
— Guy De Launey (@guydelauney) March 18, 2023