Pas publikimit të listës së futbollistëve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit evropian, Euro 2024, tashmë listën e ka publikuar dhe Kombëtarja e Kosovës, me teknikun francez Allain Giresse që ka përzgjedhur 26 “të preferuarit” e tij për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës.
E vetmja surprizë në listën e Giresse është mungesa e sulmuesit Ermal Krasniqi, i cili ndonëse po zhvillon performanca të shkëlqyera me rumunët e Cluj, sërish nuk ka arritur të gjejë një vend në Kombëtare, ndërkaq janë thirrur Albion Rrahmani nga Ballkani, Amar Gërxhaliu, i cili luan me Antalyaspor në Turqi dhe sulmuesi “vrastar” i Antëerp, Arbnor Muja.
Kosova është vendosur në grupin I të eleminatoreve dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Tel Aviv, më 25 mars, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë do të presë “diletantët” e Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërkaq kujtojmë se në grup me “dardanët” janë gjithashtu dhe Bjellorusia, Rumania e Zvicra. /i.m /abcnews.al
Lojtarët e përzgjedhur: