Dani Alves hyn në grevë urie pas ndarjes nga gruaja

schedule18:07 - 17 Mars, 2023

schedule 18:07 - 17 Mars, 2023

Dani Alves është i shkatërruar nga divorci me gruan e tij Joana Sanz për çështjen për të cilën ai u mbajt në paraburgim dhe do të hyjë në grevë urie në burg.

Dani Alves mbetet në paraburgim pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në një klub të Barcelonës më 30 dhjetor, por i është dhënë një “goditje” e madhe pasi bashkëshortja e tij njoftoi në një mesazh në rrjetet sociale se të dy nuk do të jenë më bashkë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)


Siç raporton emisioni televiziv spanjoll “Cuatro al dia”, mbrojtësi brazilian është në gjendje të keqe psikologjike dhe synon të nisë një grevë urie. Në të njëjtën kohë ai qëndron i mbyllur në qeli dhe nuk dëshiron të flasë me asnjë person tjetër. /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport24

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!