Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka mbërritur në Ankara për të takuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke rritur shpresat se bisedimet do të hapin rrugën për anëtarësimin e Finldandës në NATO.
President of Türkiye @RTErdogan welcomed President @Niinisto to Ankara. Following their discussions, the Presidents will hold a joint press conference. Follow the live stream starting at approximately 4.45 PM local time: https://t.co/GQ7LQi7d7n pic.twitter.com/4CMa9cExFi
— TPKanslia (@TPKanslia) March 17, 2023
Dyshja pritet të zhvillojnë bisedime përpara një konference të përbashkët për shtyp. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësimin në NATO në maj të vitit të kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Aplikimet e tyre u pranuan në një samit të NATO-s qershorin e kaluar, por kërkohej ratifikimi nga 30 parlamentet e vendeve anëtare. Procesi i pranimit është penguar nga Turqia dhe Hungaria, të vetmet dy vende që nuk i kanë ratifikuar ende kërkesat e shteteve nordike.
Niinistö ka thënë se besonte se Erdogan do të merrte vendimin e tij në lidhje me aplikimin e Finlandës në NATO, gjatë takimit të tyre.
Para se të largohej nga Helsinki, ai tha se zyrtarët turq kishin kërkuar praninë e tij në Ankara për të shpallur vendimin e Turqisë.
/abcnews.al