Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA ka raportuar se sekretari rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka nderuar me çmim pilotët e avionëve Su-27 të përfshirë në incidentin në Detin e Zi.
Sipas tij, çmimi ishte për “parandalimin e shkeljes së kufijve në zonën operacionit special nga droni amerikan MQ-9 Reaper”.
Rikujtojmë se një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Detin e Zi të martën, pasi i dëmtoi helikën.
Droni Reaper dhe dy avionë rusë Su-27 po fluturonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi të martën, kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant mbi dronin pa pilot disa herë, tha një deklaratë, Komanda Europiane e SHBA-ve.
/abcnews.al