Vuçiç: Ende nuk kemi marrë një draft nga BE-ja për marrëveshjen e zbatimit

schedule07:25 - 17 Mars, 2023

schedule 07:25 - 17 Mars, 2023

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia dhe Kosova kanë paraqitur propozimet e tyre për planin e zbatimit, por që ende nuk ka marrë asnjë draft se çfarë dëshiron Bashkimi Evropian.

Para mediave, Vuçiç u tha serbëve do të jenë ditë aspak të lehta për shtetin e tyre.

“Kam heshtur për ditë të tëra për Kosovën. Nuk kam dalë publikisht me deklarata apo analiza duke dashur t’i mbledh të gjitha. Ditët e kaluara kemi biseduar se çfarë duhet për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Për mua, normalizimi nuk është një eufemizëm për njohjen e Kosovës de facto apo de jure. Normalizimi që e konsideroj të domosdoshëm është që me shqiptarët të kemi marrëdhënie më të mira se sa kemi sot dhe të përpiqemi të jetojmë sa më shumë bashkë dhe pranë njëri-tjetrit”, theksoi

Vuçiç ka shtuar se nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt, sepse në media dhe rrjete të ndryshme sociale janë publikuar kaq shumë marrëzi. Sipas tij, për një letër që publikuan shqiptarët që është lista e dëshirave të tyre, që ata ia dorëzuan BE-së se si do të donin të dukej marrëveshja e zbatimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!