Një tjetër personazh i skenës shqiptare është përdorur sot nga Kryeministri Rama si provë se shumica e artistëve duan teatër të ri.
“Spiro Duni, aktor dhe regjizor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar”,-shkruan Rama.
Ndërsa citon SPIRO DUNIN të ketë thënë:
“Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!”/ABC News Albania 24/7