NATO do të përpiqet të shmangë një garë të re armatimi me Rusinë, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga traktati i Luftës së Ftohtë me Moskën. Jens Stoltenberg deklaroi se, NATO do t’i përgjigjet në mënyrë të matur dhe të përgjegjshme çdo kërcënimi që mund të vijë nga raketat ruse. Por ai shtoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk dëshiron një garë të re armatimesh dhe konfirmoi se organizata për momentin nuk ka ndërmend të vendosë raketa bërthamore me bazë tokësore në territorin evropian. Muajin e kaluar, Stoltenberg tha për BBC se raketat bërthamore ruse ishin shumë të sofistikuara, shumë të vështira për t’u lokalizuar dhe mund të arrinin qytetet europiane brenda pak minutave. “Situata është serioze. Traktati i Luftës së Ftohtë ishte një gur themeli për kontrollin e armëve në dekada, por tani po shohim shfuqizimin e tij”, tha Stoltenberg./ABC News Albania 24/7
NATO, Stoltenberg: Jo garë të re armatimi me Rusinë
schedule18:15 - 2 Gusht, 2019
schedule 18:15 - 2 Gusht, 2019