Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës. ABC News mëson se Altin Gusho, i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar sot nga detyra.
Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.
Vendin e tij e ka zënë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit/abcnews.al