Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hovenier për planin evropian: Nuk ka marrëveshje më të mirë për Kosovën dhe Serbinë

schedule12:22 - 15 Mars, 2023

schedule 12:22 - 15 Mars, 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi “është marrëveshja më e mirë në dispozicion” që do të çojë në njohje të ndërsjellë midis dy vendeve.

Ai tha se gjasat për njohje reciproke tani “nuk janë shumë të mëdha”, për shkak të qëndrimit të Serbisë, por kujtoi se plani i BE-së është i përkohshëm.

Hovenier i bëri komentet në një takim me gazetarë, të mërkurën në Prishtinë, shkruan REL.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, theksoi Hovenier.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë pranuar në parim planin e BE-së, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, por angazhimin e palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Hovenier nënvizoi se fokusi kryesor i tyre tani duhet të jetë te “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit – për ç’gjë Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!