Afati i përcaktuar nga Komisioni Qëdror i Zgjedhjeve për dorëzimin e kërkesave për koalicionet është në orët e fundit, ndërsa grupi i Berishës po merret me detajet e fundit.,
Sipas gazetares së ABC News, Erneta Shevroja, Berisha dhe Meta po negociojnë për detajet e fundit dhe pritet që “Rithemelimi” të përfshihet në koalicion me 3 parti atë të, Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës, por po ashtu ekziston edhe një alternativë e dytë që është ajo e Ballit Kombëtar, e drejtuar nga Artur Roshi.
“Duket se në grupin e Berishës gjërat po bëhen akoma më të qarta. Kanë mbetur disa teknalitete që po negociohen.
Kandidatët e Berishës është vendosur që të përfshihen në koalicionin me 3 partitë ato të, Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës.
Alternativa tjetër është ajo e Ballit Kombëtar, e drejtuar nga Artur Roshi. Nëse do të zgjidhet alternativa e dytë, Meta ka më shumë mundësi në listat e Këshillit Bashkiak.
Kemi parë që Meta ka prezantuar listën e plotë të Tiranës, por do të shohim nesër nëse Meta do t’i lërë hapësirë emrave të PD-ve, apo kjo e fundit do të duhet të zgjedhë alternativën e dytë”, tha Shevroja.r.t/abcnews.al