Zgjedhjet në veri, zëdhënësi i KQZ në Kosovë: Lista Serbe ka kohë të regjistrohet deri më 22 mars

schedule16:18 - 14 Mars, 2023

schedule 16:18 - 14 Mars, 2023

KOSOVË- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka bërë të ditur ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ në Kosovë në një intervistë për “Ballkan Update” tha se deri tani 11 parti politike kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhje.

“Nga 9-13 mars, kemi pranuar 11 njoftime nga 11 parti politike, të cilat kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit”, tha ai.

Ai theksoi se Lista Serbe ka ende afat për të bërë kërkesë për tu regjistruar në zgjedhje dhe ky afat është data 22 mars.

“Përfshirë dhe Listën Srpska, që nuk kanë bërë njoftimin dje, deri me 22 mars, mund të paraqesin kërkesën e tyre për t’u certifikuar. Ky afat vlen për partitë politike”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!