Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia akuzon Wagner se po përdor emigrantët për të “ndëshkuar” vendet që mbështesin Ukrainën

schedule08:57 - 14 Mars, 2023

schedule 08:57 - 14 Mars, 2023

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto, akuzoi të hënën grupin mercenar ruse Wagner se po luan një rol në rritjen e fluksit të migracionit në Europë për të ndëshkuar, vendet anëtare të BE-së që mbështesin Ukrainën.

“Rritja eksponenciale e fenomenit të migrimit nga brigjet afrikane nuk është e vogël, për shkak të një strategjie të qartë të luftës hibride të grupit Ëagnerqë përdor peshën e tij të konsiderueshme në vendet afrikane,” argumentoi  Crosetto, Ministri i Mbrojtjes i qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë të Italisë, në një deklaratë.

“Ashtu si BE, NATO dhe Perëndimi kuptuan se sulmet kibernetike janë pjesë e konfliktit global të hapur nga lufta në Ukrainë, tani duhet kuptuar se në frontin e Europës Jugore, situata po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme. ”, vazhdoi ai.

Ai paralajmëroi se “imigrimi i pakontrolluar dhe i vazhdueshëm  është kthyer në një mjet për të goditur vendet më të ekspozuara, kryesisht Italinë” për “zgjedhjet e tyre gjeostrategjike”.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u duk se i bëri jehonë këtij qëndrimi të hënën, në margjinat e vizitës së tij në Izrael, duke theksuar se shumë emigrantë po mbërrijnë në brigjet italiane nga zonat e kontrolluara nga grupi Wagner.

Italia, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka ofruar mbështetje për Kievin, duke përfshirë ndihmën ushtarake, që nga fillimi i pushtimit të ushtrisë ruse në territorin ukrainas në shkrt 2022.

Që nga fillimi i vitit, më shumë se 20,000 refugjatë dhe migrantë kanë mbërritur në Itali, krahasuar me rreth 6,000 në periudhat kohore përkatëse të 2022 dhe 2021, sipas shifrave nga ministria e brendshme në Romë.

Shumica nisen nga brigjet e vendeve veriore të Afrikës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!