Kapiten Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News, ka folur për fluturimit e avionit B-52 në Europë, deri në kufi me Rusinë.
Meçollari tha se fluturimi i këtij avioni ka efekt psikologjik te armiku i mundshëm dhe të popullsitë që të ndjehen të mbrojtura.
“B-52 e kanë qendrën në Amerikë, por mund të dislokohen. Ky është ngritur nga Spanja, ka kaluar në Danimarkë deri në gjirin e Finlandës, 150km larg Shën Petersburg-ut, më pas ka kaluar në 3 vende baltike dhe është kthyer nga trajektorja qe u nis.
Avioni ka fluturuar me sinjal të ndezur dhe është futur në informacionin e fluturimit rus.
Tregon bashkëpunim midis aleatëve. Shoqërimi ka qenë demonstrativ. Operacion psikologjik. Ka dy efekti, efekte rusi dhe në popullsinë e vendeve baltike” tha Meçollari.r.t/abcnews.al