“Disa njerëz të motivuar nga zilia duan të dëmtojnë reputacionin tonë. Reputacioni i Barcelonës nuk do të kontaminohet. Ne do ta mbrojmë klubin tonë me të gjitha forcat tona”, ka thënë Joan Laporta.
“Jam shumë i emocionuar të përballem me të poshtër që po përpiqen të njollosin klubin tonë.
“Barcelona është një klub me vlera. Klubi admirohet dhe njihet në të gjithë botën.
“Ndodh gjithashtu që disa të motivuar nga zilia, përpiqen të gërryejnë reputacionin tonë me fushata të kryera me keqbesim.
Këto fjalë nga Laporta vijnë pas lajmeve për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Publike për rastin “Negreira”. /G.D abcnews.al/
Burimi: Diario Sport (h/t BarcaUniversal)


