Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, duke mbështetur deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në BE për të dy vendet.
“Nuk mund të mos pajtohem më shumë. Shpresojmë shumë që të shohim nënshkrimet nga Kosova dhe Serbia në marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër”, shkroi ajo në Twitter.
Can’t agree more.
Hope so much that we will see both signatures ?? and ?? under the agreement at the end of next week in #Ohrid
This will be a major step towards ?? integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) March 12, 2023
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka theksuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e kësaj marrëveshjeje.
Sakaq, Rohde i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e Ohrit, duke u shprehur që mos ta humbasin autobusin./abcnews.al