Erdogan: Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare ka arritur në 48 mijë

schedule07:48 - 13 Mars, 2023

schedule 07:48 - 13 Mars, 2023

Tërmetet shkatërruese që tronditën Turqinë në shkurt morën jetën e të paktën 48 mijë njerëzve. Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një vizite në provincën Hatay, e cila ishte më e prekura nga tërmetet.

“Numri i të vdekurve është 48,000, më shumë se 115,000 njerëz u plagosën. Rreth 50,000 ndërtesa u shkatërruan. Megjithatë, asnjë vend nuk mund të reagonte kaq shpejt ndaj një fatkeqësie kaq të madhe”, theksoi ai.

Sipas kreut të shtetit turk, autoritetet mobilizuan të gjitha forcat në dispozicion për të pastruar rrënojat pas tërmetit, pavarësisht motit të ftohtë dhe rrugëve të shkatërruara, shkruan TRT.

“100 vedne na kanë dërguar ndihmë, duke punësuar shpëtimtarë. Unë u jam shumë mirënjohës atyre”, tha Erdogan.

Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditën provincën e Kahramanmaras në Turqi, e cila ndodhet në juglindje të vendit.

Dy tërmetet më të forta të ndjekura nga mijëra pasgoditje u ndjenë në njëmbëdhjetë provinca, si dhe në vendet fqinje, kryesisht në Siri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!