Fatjon Muratit, pronarit të lokalit në “Don Bosk”, ku ndodhi ngjarja e rëndë me 1 viktimë dhe 6 të plagosur, gjykata i ka caktuar më parë, masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Por ai nuk është gjendur në banesë nga forcat e policisë. Efektivët po kryejnë verifikimet nëse ka shkuar në spital.
Fation Murati është një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen në makinë dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Murati ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje./abcnews.al