Moti i keq dëmton rrjetin energjetik, Orikumi pa ujë të pijshëm

schedule10:30 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 10:30 - 15 Dhjetor, 2017

Për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe erës me forcë të madhe në zonën e Orikumit, prej mesnaten se kaluar, Orikumi, Tragjasi dhe Radhima nuk po furnizohen me energji elektrike. Kjo situatë ndikon edhe në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të këtyre zonave. Ujësjellës Kanalizime, ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza. Furnizimi me ujë për këtë zonë pritet si zakonisht, në orën 15:00 të ditës por sipas njoftimit për shtyp të Ndërrmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, do të funizohet në masën 50 përqind.  Thënë ndryshe me ujë do të furnizohen linjat e shtëpive private dhe katet e para dhe të ulëta të pallateve./abcnews.al