Vuçiç: Nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, jam betuar në Kushtetutë e në Ungjillin e Miroslavit

schedule14:58 - 11 Mars, 2023

schedule 14:58 - 11 Mars, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

Ai ka thënë se nuk do të nënshkruajë njohjen e Kosovës dhe sipas tij nuk do të ketë njohje as de facto e as de jure.

“Unë e di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.

“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!