Hamza bin Laden djali i kreut të ndjerë të Al Qaeda, Osama bin Laden ka vdekur. Lajmi është raportuar për NBC në Uashington nga burimet e inteligjencës të mbledhura nga Shtetet e Bashkuara, por pa dhënë detaje të tjera. Në mars, Departamenti Amerikian i Shtetit kishte vendosur një milion dollarë për kapjen e tij, duke e konsideruar atë një udhëheqës në zhvillim të organizatës të udhëhequr dikur nga babai.
Hamza kishte kërcënuar Shtetet e Bashkuara me sulme terroriste për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij, i vrarë në 2011 në Pakistan nga një komando e organit special të Marinës Seals. Në vitin 2015 ai përhapi një mesazh që thirrte bashkimin e xhihadistëve në Siri dhe kërkonte të luftonte për “çlirimin e Palestinës”. Deklarata e fundit publike nga djali i Bin Ladenit – shkruan NBC – daton në vitin 2018, kur ai kërcënoi Arabinë Saudite dhe thirri në kryengritje banorët e gadishullit Arabik.
Kur babai i tij u transferua në Afganistan në 1996 dhe i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara, fëmija i atëhershëm u shfaq me të në një video të propagandës së Al Kaedës. Në bastisjen e Pakistanit në vitin 2011, në të cilën Marina Seals vrau Bin Laden, i akuzuar si organizator i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Hamza nuk u gjet në kompleksin Abbottabad. Së bashku me babanë e tij u vra i vëllai i tij Khalid.
Pas vdekjes së Bin Ladenit, tre gra dhe fëmijët e tyre u lejuan të kthehen në Arabinë Saudite, por asnjë lajm për Hamzan. U hamendësua se mund të ishte në Afganistan, por edhe në Pakistan, Siri apo Iran.
Një nga gjysmë vëllezërit e tij i tha “Guardian” vitin e kaluar se Hamza mund të ishte në Afganistan dhe se ai ishte martuar me vajzën e Mohamed Atta, kreu i rrëmbyesve në masakrën e Kullave Binjake. Riadi njoftoi se i kishte hequr shtetësinë e tij, pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së në mars vuri një milion dollarë për informacione që çuan në identifikimin ose vendndodhjen e tij. /abcnews.al