Pas përfundimit të 3 sfidave të para të javës së 25-të, të Kampionatit shqiptar të futbollit, tashmë kanë mbetur dhe 2 ndeshjet e fundit të kësaj jave, por padyshim dhe më spektakolaret.
Tirana do të presë në kryeqytet “krubinasit” e Laçit, me “bardheblutë” e Orges Shehit që do të bëjnë gjithçka kërkohet në fushë për 3 pikë të arta, që do t’i mbajnë ata ngjitur me “demat e kuq” të Partizanit, në garën për titullin kampion të këtij sezoni.
Në krahun tjetër, në arenën shkodrane “Loro Boroçi”, “kuqeblutë” e Vllaznisë do të presin kryeqytetasit e Partizanit me shpresën e arritjes së një fitoreje, e cila mund t’i fusë shkodranët sërish në “vallen” e titullit kampion, pas një serie ndeshjes negative në kampionat, me 2 barazime dhe 1 humbje në 3 ndeshjet e fundit.
Ndeshjet e javës së 25-të:
Tirana-Laçi ora 17:00
Vllaznia-Partizanit ora 17:00 /i.m /abcnews.al