Të shtëna me armë në Kamëz, thyhen xhamat e një lokali

schedule07:13 - 11 Mars, 2023

schedule 07:13 - 11 Mars, 2023

KAMËZ- Një orët e para të mëngjesit të sotëm janë thyer xhamat e një lokali në Kamëz. Policia, referuar të dhënave të para, thotë se xhamat dyshohet të jenë thyer si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasojë në jetë njerëzish.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!