Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës. I plagosuri u transportua në spitalin e Korçës në gjendje kritike e më pas humbi jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Dyshohet që viktima ishte endacak. Pas përplasjes nga mjeti që shkaktoi aksidentin, kanë qenë edhe mjete të tjera, që për shkak të erresires, i kanë kaluar atij sipër.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Policia po heton rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.