Berisha ndahet nga “vula”: Nuk negocioj me pengje. Kandidatët e foltores? Të ndajnë mendjen

schedule15:21 - 10 Mars, 2023

schedule 15:21 - 10 Mars, 2023

TIRANË – Nuk ka vulë, nuk ka parti për në fletën e votimit, por nuk do të bojkotojë zgjedhjet.

“Partia Demokratike do marrë pjesë në zgjedhje dhe do fitojë”

Në këtë mënyrë, Sali Berisha bllokon cdo rrugë komunikimi me Lulzim Bashën, i cili duke rezistuar të mos firmosë për KQZ-në, frymëzon skenarin që PD të mos regjistrohet fare në zgjedhje.

“Alibasha dhe Brava janë dy pengje me të cilët nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë lloj  negociata”

Po sa janë shanset që kandidatët e Primareve ta braktisin Berishën dhe të pranojnë ftesën e PD-së zyrtare për të kandiduar për të?

“Asnjë shanc nuk ekziston, sot është koha përfundimtare e rreshtimit. Me PD, opozitën dhe fitoren dhe jo me Ramën dhe veglat e tij.”

Me këtë ton ultimativ për të tijët, Sali Berisha mbylli konferencën e shtypit, e cila erdhi menjëherë pasi kishte përcjellë nga zyra Ilir Metën.

Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët për kryetarë Bashkie nga Foltorja, por nuk do t’i strehojë ata nën logon e partisë së tij.

 “Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm. Nga Tropoja deri në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL”

Por Ilir Meta nuk do ta ndajë tortën e saj të këshillave bashkiakë, me askënd, ndaj Berisha duhet të gjejë një parti tjetër aleate për të kandiduar njerëzit e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!